Report TV -Basha me aleatët: Nuk ka forcë mbi dhé të ndalojë rrotacionin politik
  • 4 years ago
TIRANË- Pas një ore e gjysmë mbledhje me aleatët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëjtë si presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po bën grusht shteti dhe ka theksuar se do ta luftojë një gjë të tillë me të gjitha mjetet demokratike, duke përjashtuar mundësinë e një proteste të radhës nga opozita. Në kuadër të deklaratave më të fundit nga mazhoranca dhe presidenca për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit, Basha shprehet se ai ka reshtur së qenuri legjitim që në shkurtin e kaluar, kur opozita dogji mandatet, e për pasojë edhe vendimet e marra janë nul.
Recommended