Report TV -Basha: Krimi u sul mbi biznese dhe mbi vajzat e shkodranëve

  • 5 years ago
Kreu demokrat Lulzim Basha tha nga Shkodra se vendi sot qeveriset nga krimi dhe e gjithë kjo do rrë marrë fund.

"Është detyra ime t'iu kujtoj se ju po i bashkoheni një forcë politike që lindi me idealin e duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Ju vini në një familje me traditë qëndrese që ka dhënë kaq shumë për zhvillimin e vendit dhe për të rikthyer lirinë e besimit në Zot në këtë qytet simbol të harmonisë dhe respektit. Sot i uroj të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë. Vëllezër dhe motra dua që sot t'iu kujtoj. Rama mbron sot kriminelët që janë themeli i parlamenti. Asgjë nuk do të zgjidhet pa i dhënë fund kësaj të keqe. E gjithë kjo e keqe i ka rrënjët tek parlamenti i krimit të cilat janë bërë njësh me strukturat e Rilindjes. Ata menduan se kaq e pati kjo punë. Futën shokët në parlamentin e krimit dhe u sulën mbi biznese, u vërsulën mbi vajzat e shkodranëve dhe institucionet e shtetit dhe menduan se kishte ardhur koha e sundimit të krimit", u shpreh Basha.

Recommended