Report TV - Basha nga Kuvendi: Kjo sallë është kthyer në bodrum krimi, vetëm populli e pastron
  • 5 years ago
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se salla e këtij institucioni është kthyer në një bodrum krimi dhe i vetmi që mund ta pastojë është popoulli.

?Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Se dini se përse jeni këtu. Jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh që iu kanë kapur prej rrobash. Gjithçka që kemi thënë është vërtetuar dhe është publikuar nga mediat më serioze të botës. Rama është njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e parlamentit nga tempull të demokracisë në bodrum krimi. Hipokrizia merr fund sot. Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyra se do të zgjidhet kjo krizë: Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose, ndryshe në këtë sallë, mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar!?
Recommended