Rama: Më heq vetëm populli ose kur dua vetë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet lokale të përsëriten vitin e ardhshëm e pse jo të bashkohen me zgjedhjet e përgjithshme.Në qershor të vitit 2021 do ketë zgjedhje. Zgjedhjet lokale do ketë në 2023. Vasjari thotë që sovrani e ka vendosur kush qeveris e kush qëndron në opozitë. Unë deri përpara fillimit zyrtar të fushatës kam bërë 6 letra për tu ulur në tavolinë. Ju thoni negociata. Negociata për çfarë? Për interesin publik e kombëtar, jo kush qeveris. Në komisionin e reformës zgjedhore ne ja kemi lënë opozitës së re por u kemi lënë një vend edhe atyre me veto që të vijnë e të diskutojnë pasi hedhin molotov.Kreu i qeverisë ishte i prere edhe kur në studion e Real Story u diskutua kërkesa e opozitës për largimin e tij nga posti për ti hapur rrugë qeverisë tranzitore.  Rama tha se largimin e tij e ka në dorë vetëm populli, askush tjetër.Dorëheqjen time e ka në dorë shumica e qeverisë që është atje në parlament dhe ata që më kanë votuar siç ishte rasti I kryeministres së britanisë. Asnjë tjetër. Ose me heq populli ose iki vetë.
Recommended