Rama: Ndërtuesit të riparojnë vetë pallatet e dëmtuara nga tërmeti ose burg

  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka krijuar Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik. Mbledhja e parë që u drejtua nga Kryeministri, përbëhej nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët në tryezën e Këshillit të Ministrave.

Në këtë mbledhje u vendos që të gjitha fondet që do të mblidhen nga shoqatat dhe institucionet të bashkohen, ndërsa shpenzimet të monitorohen nga të gjithë. Kryeministri kishte një thirrje të fortë për ndërtuesit duke u kërkuar që të riparojnë vetë dëmet në pallatet që nuk kanë dëmtime të konsiderueshme, pasi në të kundërt do të përfundojnë në burg.

Recommended