Trump/ Një xhiro në pistë me ‘The Beast’

  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet sërish në një eveniment sportiv, por këtë radhë ai vendosi të zbresë në pistë. kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në Daytona ku zhvilloi një xhiro me makinën e tij të blinduar ?Cadillac? që është e mbiquajtur ndryshe ?The Beast? (Bisha) në prag të garës të së dielës përballë mijëra fansave të entuziazmuar.

Trump që do të garojë në muajin nëntor për mandatin e tij të dytë si president i SHBA ishte startuesi i garës së NASCAR Daytona 500 teksa përdori urdhrin tradicional: Zotërinj, ndizni motorët!

Sipas drejtuesve të NASCAR, kjo është hera e parë që një president i SHBA zbret në pistë për një xhiro paradë në këtë garë teksa udhëheq 40 makinat pjesëmarrëse në të, ndërkohë që vetë Trump falenderoi dhjetëra mijëra patriotet që ishin mbledhur në Daytona për këtë garë që ai e përkufizoi si Lavdia e pastër amerikane

?The Beast? (Bisha) është emri popullor për makinën e dizenjuar posaçërisht për presidentin e SHBA. Modeli aktual mendohet se peshon 10 tonë dhe ka dritare të blinduara kundër bombave me xhama të trasha prej 13 cm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel