Donald Trump akuzohet se ka përdhunuar një gazetare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i SHBA-ve Donald Trump akuzohet për përdhunim. Akuzat e rënda vijnë në prag të fushatës së tij presidenciale, ku synon të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë. Gazetarja Jean Carroll në një shkrim për ?New York Magazine?,shprehet se e ka intervistuar presidentin amerikan kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm në pasuritë e paluajtshme në mesin e viteve 1990. Ata më pas ishin takuar rastësisht në një dyqan, dhe Trump kishte kërkuar ndihmën e saj për t?i bërë dhuratë një mikeje. Pasi zgjedhin dhuratën, Trump i kërkon asaj të provojë në dhomën e veshjes. Gazetarja aty shpjegon tmerrin kur presidenti amerikan e përdhunoi. Presidenti Trump ka reaguar menjëherë pas akuzave që kanë tronditur amerikanët. Ai tha se nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij gazetaren. Madje e cilësoi sulmin si një tentativë të Jean Carroll për të shitur librin e saj të ri me titull ?Çfarë duhet të bëjmë për meshkujt? Një propozim modest? Më tej, presidenti amerikan kërkoi prova që faktojnë pretendimet e gazetares së ?New York Magazine?. Carroll shkruan në artikullin e saj se nuk e kishte denoncuar përdhunimin, pasi nuk kishte asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e saj. Madje ajo shton se nuk e kishte denoncuar më herët presidentin amerikan për shkak se Trump e kishte kërcënuar me vdekje. Deri më tani 15 gra, mes tyre edhe emra të famshëm të botës së modës e muzikës, janë në mesin e femrave që kanë denoncuar publikisht presidentin Trump për sulme seksuale dhe përdhunim.
Recommended