Babai i 15-vjeçares së përdhunuar: Ma ngacmonte vajzën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëshmi të tjera tronditëse vijnë nga përdhunimi i 15-vjeçares nga roja e shkollës në Tiranë. Këtë herë është prononcuar për mediat babai i të miturës, i cili ka treguar se vajza e tij kishte kohë që ngacmohej nga Abaz Doku.?Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qënë në klasën e 6-të. I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë.?Sipas babait, 65-vjeçari nisi të shpërndante videon intime për të treguar burrërinë karshi tij, pasi ky i fundit mori vesh se kishte abuzuar me vajzën. Djali i Abaz Dokut pranoi se babai i tij është fajtor për ngjarjen.
Recommended