360 Gradë - Krimet në Shkodër 2018 - 2019

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #360grade

Situata e rëndë kriminale në Shkodër, është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik.

Një vit më parë në një shkrim të tijin Zëri i Amerikës, shkruante se grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25 vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj.

Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familjeje.

Veprimtaria dhe mbijetesa e tyre deri më sot i dedikohet mosndërhyrjes në territoret dhe veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe aftësisë për të mbështetur grupimet politike, herë të majta e herë të ndjathta, sipas rotacionit në qeverisje?.

Në shtator të vitit 2018 policia nisi operacionin ?Oazi? për shkatërrimin e njërit prej grupeve më të fuqishëm, grupit Bajri. Operacioni policor, një ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar vitet e fundit në Shqipëri, u shtri në Shkodër, Tiranë, Spanjë dhe Roterdam të Holandës, duke çuar në arrestimin e 12 anëtarëve të këtij grupi, përfshirë edhe drejtuesit e tij. Kjo duket se qetësoi për disa muaj situatën e rendit në qytetin e Shkodrës, por sërish krimi në këtë qytet dhe pëplasja mes grupeve rivale nuk ka të ndalur.

13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

18 qershor 2018 ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

15 korrik 2018, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.

8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.

14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth. I njohur si ?Nardi i bujtinave?, 35-vjeçari u qëllua me breshëri duke udhëtuar me automjetin e tij ?Fuoristradë?.

30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre në lagjen Kiras, vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri. Asmer Bilali dyshohej se ishte shenjestra në atentatin e 1 shtatorit 2018, ku mbeti i vrarë Arjan Ferracaku.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nente-atentatet-qe-tronditen-shkodren

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2H...

Recommended