360 gradë - Vrasjet e bujshme në Shkodër

  • 5 years ago
#rtvora #360grade

Vrasjet e bujshme në Shkodër
01/04/2019 - 21:22

Situata e rëndë kriminale në Shkodër, është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik. Ekzekutimi para derës së shtëpisë i dy vëllezërve Bilali, i ra sërish kambanës së alarmit në këtë qytet. Grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25 vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj.

Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familjeje. Veprimtaria dhe mbijetesa e tyre deri më sot i dedikohet mosndërhyrjes në territoret dhe veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe aftësisë për të mbështetur grupimet politike, herë të majta e herë të djathta, sipas rotacionit në qeverisje?, vë në dukje në një shkrim të zgjeruar Zëri i Amerikës.

Numri i të vrarëve deri tani shkon në 9-të ndërsa dy persona të tjerë, janë zhdukur dhe nuk dihet asgjë për ta, ndërkohë që zbulueshmëria është mjaft e ulët.

?Qetësia mes grupeve u përmbys në 13 janarin e vitit të kaluar, pas një atentati me lëndë shpërthyese të telekomanduar ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Në këtë atentat, mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarja u pasua nga atentate të njëpasnjëshme, kronika të vrasjeve të paralajmëruara.

? 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

? Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

? 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

? 15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.

? 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

? 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kalëronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shënjestrën.

? 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

? 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.

? 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali
Shikoni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/H9cDenYhbsA

Situata e rëndë kriminale në Shkodër, është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik. Ekzekutimi para derës së shtëpisë i dy vëllezërve Bilali, i ra sërish kambanës së alarmit në këtë qytet. Grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25 vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj.

Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizu...

Recommended