“Shqipëria Live”/ Dy striptiste debatojnë në studio me Hoxhën dhe klerikun ortodoks

  • 4 years ago
Në studion e Shqipëria Live në ekranin e Top Channel, u zhvillua një debat mes dy vajzave të cilat punojnë si striptiste përballë një paneli ?moralistësh?.


Vajzat e quajnë punë, si çdo profesion tjetër kërcimin që ato bëjnë, ndërsa të ftuarit këmbëngulën për të kundërtën.

Agimi Barçi i ftuar në studio replikoi: Për kërcim njerëzit shkojnë në balet, kur shkoj të klubi , tani atje shkohet për tjetër qëllim, jo vetëm për kërcim.

Njëra nga vajzat iu përgjigj: ?tjetër gjë bëjmë ne , tjetër është kërcimi klasik, pastaj ky është kërcim i zhveshur. Tani njerëzit zgjedhin vetë ku do shkojnë.

Miron Çako, teolog u shpreh: ky është qëllimi, që provokon ndjenja seksuale, tani për veshjen. Veshja është dinjitet te njeriu, dhe kjo na dallon nga kafshët. Unë nuk e kam personale e kam si koncept.

? Do ketë devijanca patjetër, ne nuk jemi për të bërë moral, por në fund ajo se ato cka bëjnë nuk është e dinjitetshme. Ato nxiten nga aspekti financiar?, vazhdoi debati nga paneli.

Ndërkohë që njëra nga vajzat u përgjigj: Unë jam në punë aty. Sa për punën e të brensdhsme, ka plot që dalin si ne edhe ato klasike. Cfarë dmth kjo, që ato po shesin trupin?.

të pyetura se çfarë i lejohet klientit ato thanë: Tani klienti lejohet të shikojë, të japë bakshishe, jo të na prekë.
Në punën që ne bëjmë duhet të jesh e lirë dhe ka të bëjë pamja, duhet të jesh mbi 18. Gocat janë në universitet shumica.

Ndërkohë Albatros Rexha i pyeti për raportin me jetën private.

?Fakti që ne punojmë si striptiste s?do të thotë që nuk kemi jetë personale. Ata janë mendjehapur?, tha vajza.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShqiperiaLive#TopChannel

Recommended