Kurti ul pagën e tij dhe të ministrave/ Ekspertët: Vendimi i drejtë, por nuk ka bazë ligjore

  • 4 years ago
Vendimi i sotëm i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për t?ia ulur pagën vetes dhe kabinetit qeveritar, por jo edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve konsiderohet i drejtë, ama jo edhe i ligjshëm nga disa zëra në Kosovë.


Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të vendit për Drejtësi (IKD), Betim Musliu, thotë se vendimi i kryeministrit nuk ka bazë ligjore, duke kujtuar se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ekuivalente me ato të personave në pozicionet më të larta të shtetit.

?Ky vendim i qeverisë Kurti për t?i ulur pagat konsideroj se është i drejtë, por nuk ka bazë ligjore meqenëse tash ligji për Gjykatat dhe Prokurorin e Shtetit përcakton qartë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë ekuivalente me pozitat e bartësve më të lartë të shtetit . Dhe meqenëse këto janë zvogëluar atëherë nuk ka logjik që të njëjtat të vazhdojnë të jenë të rritura për gjyqtarët dhe prokurorët . Edhe pse ne përkrahim në çfarë do forme rritjen e pagave të gjyqtarit dhe prokurorëve ky vendim paraqet thjesht shkelje të ligjit dhe ajo që kemi bërë ftesë në vazhdimësi është që të gjitha ato vendime që ne i kemi kritikuar si të kundërligjshme në kohën e ish kryeministrit Haradinaj të rishqyrtohen nga qeveria Kurti, por që deri tek anulimi i tyre të vije vetëm duke bazuar çdo veprim në ligj?, shprehet Betim Musliu, IKD.

Musliu tha se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të rregullohen sipas ligjit dhe jo përmes vendimeve të ekzekutivit. Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje të qeverisë Kurti, duke e përkufizuar si një veprim populist të panevojshëm që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim të efektshëm. Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, miratoi shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar për rritje të pagave në masën 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#Pagat#TopChannel

Recommended