Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Hapet rruga për punësimin e 1-mijë studentëve në administratë
  • 5 years ago
Administrata publike hap dyert për të gjithë kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Vendimi vjen disa ditë pasi kryeministri Edi Rama premtoi 1 vende pune në administratë për studentët me mesatare mbi 9. Nëse deri më tani, në shumicën e vendeve të lira në administratë alternoheshin po ata punonjës që ishin brenda sistemit, një vendim i fundit i qeverisë, hap rrugën për t?u bërë pjesë e administratës çdo kandidat jashtë saj, që plotëson disa kritere të parashikuara në ligje dhe vendime, sipas profilit të punës.

Bëhet fjalë vendimin e qeverisë nr. 746, datë 19.12.2018, i cili ndryshon vendimin nr. 243, datë 18.3.2015, për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive. Vendimi ndryshon pikën 10 të kapitullit dy të vendimit në fuqi, për procedurat e pranimit në administratë. Pika 10 e ndryshuar përcakton që shpallja e procedurës për pranimin në administratë është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil.
Recommended