Depozitat hiqen brenda 30 janarit/ Vendimi i këshillit bashkiak për të “shpëtuar” pallatet
  • 4 years ago
Pas lëkundjet e tokës që po ndodhin që nga tërmeti i 26-nëntorit, nuk janë shqetësuese sipas sizmologëve, por për objekte të vjetra të cilat kanë pasur dëmtime dhe që kanë depozita të ujit në tarracat e tyre, përbën një rrezik të shtuar.


Bashkia e Tiranës u ka kërkuar të gjithë administratorëve të nisin bashkëpunime me banorët e pallateve që administrojnë në mënyrë që brenda 30 janarit të jenë hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat e pallateve.

?Sipas inxhinierëve, 6 depozita të mbushura me ujë janë sa një shtesë kati pa leje mbi pallat. Kjo vetëm sa për të kuptuar për rrezikun që po flasim. Kjo është arsyeja pse po ndërhyjmë fillimisht në këto pallate, përpara se të vendoset nëse do të përforcohen apo nëse do të prishen, pas një studimi të thelluar. Hapi i dytë është kalimi në të gjitha pallatet e Kinostudios. Në total janë 100 pallate të identifikuara me pullë të kuqe për evakuim dhe vetëm pasi të kemi mbaruar Kombinat, Kinostudio, do shkojmë pastaj në gjithë njësitë e tjera?, shprehet Veliaj.

Administratorët e pallateve duhet të marrin një inxhinier të licensuar për të bërë verifikimin e pallatit nëse strukturat e tij mban depozita uji ndërkohë që sugjerohet vendosja e një depozite të madhe e përbashkët dhe për të cilën të paguajnë të gjithë banorët. Ndërsa ato pallate që nuk janë administrator duhet menjëherë ta zgjedhin në mënyrë që për çdo ndërhyrje që kërkohet nga bashkia administratoi është ura lidhëse ndërmjet institucioneve dhe banorëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
EarthquakeAlbania#Administrator#TopChannel
Recommended