Wake Up/ Kush është Tommaso De Benedetti, gazetari që "prodhoi vdekjen" e Kadaresë?

  • 4 years ago
Kush është gazetari italian Tommaso De Benedetti dhe përse kishte hakuar llogarinë në Twitter të një ministreje kosovare, aq më tepër, të re, të panjohur dhe përse kishte zgjedhur pikërisht Kadarenë si viktimë të postimeve të tij të rreme?
Tommaso De Benedetti është një gazetar italian, po ashtu edhe profesor universiteti në Romë që dekadën e fundit ia ka kushtuar lajmeve të rreme. Ai ka krijuar shumë llogari të rreme në Twitter dhe përveç tyre ka postuar lajme të rreme, më i famshëm prej të cilave ka qenë postimi mbi vdekjen e Presidentit sirian Assad në vitin 2012, postim që u bë lajm global në mediat ndërkombëtare, duke mashtruar deri gazetat më të mëdha si New York Times, The Guardian apo USA Today. Në një intervistë dhënë vite më parë, pasi kishte lajmëruar vdekjen e Papës, atë të Fidel Kastros, dhe pasi kishte luajtur edhe rolin e Presidentit afgan Hamid Karzai në Twitter përmes llogarive false, De Benedetti deklaronte se e bënte këtë për t?u treguar të gjithëve se sa e pabesueshme është media sociale si burim informacioni. ?Por mediat e lajmeve e besojnë këtë për shkak të presionit që kanë për të dhënë sa më shpejt lajmin?, thotë ai.
De Benedetti ka kohë që ka nisur këtë formë të tijën të të mashtruarit gazetat italiane, me botimin e intervistave të tij të rreme me shkrimtarë, shpesh amerikanë, përfshirë John Grisham, Arthur Miller, Gore Vidal, Toni Morrison, Derek Walcott dhe Philip Roth. "Shtypi italian kurrë nuk kontrollon asgjë, veçanërisht nëse ajo që lexon është afër vijës së tij politike", thotë ai
Nëse këtë postim që bëri sot, De Benedeti do ta kishte bërë me llogarinë e rreme të ministres shqiptare të Kulturës në Twitter, ku postimet e politikanëve merren rëndom copy/paste si lajme, kush do të detyrohej t?i kërkonte ndjesë Ismail Kadaresë? Ministrja, llogaria e të cilës ishte falsifikuar apo gazetarët? Apo të dy bashkë?
De Benedetti jo e jo, sepse kurrë nuk e ka bërë këtë dhe për një arsye tjetër, pasi ai e ka fituar një gjyq për lajme të rreme me media edhe më serioze dhe më të mëdha se ato shqiptaret.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel