Wake Up/ "Fake news" të luftohet që në bankat e shkollës

  • 4 years ago
Për pak minuta mesditën e së mërkurës, rreth një orë, për shumë njerëz shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare kishte ndërruar jetë. Për pak minuta lajmi i kobshëm rrezikoi të kthehej viral, edhe pse në ato çaste Ismail Kadare gëzonte shëndet të mirë dhe të plotë në Paris.
Çfarë kishte ndodhur ndërkohë?
Në ditën e parë të punës, përmes llogarisë së saj në Tëitter, ministrja e re e Kulturës e Republikës së Kosovës Vlora Dumoshi do të habiste dhe trondiste shumë vetë me disa postime të njëpasnjëshme për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar. Madje, në një moment, një prej postimeve përfshinte edhe ministren shqiptare të Kulturës, Elva Margariti, e cila sipas postimit kishte konfirmuar vdekjen e Kadaresë.
Fati e deshi që lajmi të mbetej vetëm në postimin e ministres kosovare dhe të mos merrej nga portalet kosovare dhe më pas nga ato shqiptare me shpejtësinë e dritës, siç ndodh rëndom në kësi rastesh. Jemi dëshmitarë thuajse çdo ditë se si lajmi i rremë përhapet aq shpejt, sa edhe e vërteta duket sikur nuk ka më rëndësi përballë tij.
Media dhe qeveria janë futur ndërkohë në një spirale përplasjeje që prej vitit të kaluar kur nisën ndryshimet e para ligjore për shpifjen. Të dy palët këmbëngulin që kanë zgjidhjen e duhur për një situatë që duket se po del jashtë kontrollit. A ka një rrugë të tretë?


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended