Qe diten e pare te shkolles jane shpallur mesues te infektuar me Covid-19
  • 3 years ago
Zamira Gjini, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, është shprehur se që ditën e parë të shkollës kanë rezultuar mësues me Covid-19 dhe i janë bërë tamopona kolegëve apo nxënësve që kanë pasur kontakt.
Ka kaluar më shumë se një javë nga rifillimi i mësimit cilat janë problematikat që ju keni vënë re?
Rudina Magjistari: Ka pasur disa raste të mësuesve të infektuar, cilat janë masat dhe çfarë ka ndodhur me këta mësues?
Zamira Gjini: Që në ditën e parë ne kemi pasur mësues të infektuar dhe mësues të izoluar për shkak të kontaktit me mësuesit e infektuar. Struktura shëndetësore e shkollës ka bërë tamponin për mësuesin që ka qenë i dyshuar dhe për të gjithë mësuesit e tjerë pasi kanë bërë gjurmimin, pra kë ka takuar ky mësues i infektuar.
Ata mësues që nuk janë paraqitur në shkollë, janë zëvendësuar me mësues të tjerë. Kjo nuk është e lehtë, sidomos për ata të ciklit fillor duan mësuesin e tyre dhe gjejnë një mësues tjetër. Por këto janë kushte dhe ne kemi pasur për detyrë që t?i ofrojmë nxënësve mësuesin që të zhvillojë mësimin në ato kushte të reja. Në rast se fëmijët kanë pasur kontakt me mësuesin e infektuar është bërë kontroll patjetër. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended