“30 qershori nuk forcoi demokracinë”/ Konkluzionet e vizitës së delegacionit të KAL në KiE
  • 4 years ago
Delegacioni Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, kanë publikuar konkluzionet e një vizite dy ditore në Tiranë, ku në fokus ishin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.


Anders Knape president i këtij kongresi thotë se: ?Nuk mund të ketë një demokraci funksionale në nivel shtetëror pa patur një demokraci pluraliste dhe vibrante në nivel lokal. Forcimi konsultimeve mes qeverisë qendrore dhe asaj në nivel lokal si dhe lufta ndaj korrupsionit kanë një rëndësi specifike për kongresin?.

Gunn-Marit Helgesen, President i dhomës së kongreseve rajonale jep këtë konkluzion në këndvështrimin e tij më atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e 30 qershorit.

?Me keqardhje, zgjedhjet lokale të 2019 nuk përçuan forcimin e demokracisë në nivel lokal në Shqipëri. Ato çuan drejt një pluralizmi më të pakët në bashkitë e vendit dhe gërryen besimin e qytetarëve ndaj institucioneve në vend ?, tha Knape.

Presidenti i dhomës së kongreseve rajonale ka një kërkesë konkrete për qeverinë dhe opozitën.

?Qeveria dhe opozita nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, përballë kësaj situate. Ata duhet të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas rolit të tyre specifik në proceset demokratike për të siguruar se zgjedhjet duhet të jenë një pluraliste për votuesit në nivel kombëtar dhe lokal?, tha Knape.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KAL#TopChannel
Recommended