‘E paskeni bërë derën për Erjon Braçen’/ Rama batuta gjatë vizitës në qendrën shëndetësore
  • 5 years ago
TIRANE-Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në qendrën shëndetësore në Allias, e cila është njëra nga 80 qendrat e rindërtuara gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 qendrave moderne shëndetësore.

Kreu i qeverisë u shpreh se qendrat shëndetësore më parë kanë qenë copë copë, ndërsa tani situata është komplet ndryshe me investimet që janë bërë. Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore Rama ka takuar disa pacientë, ndërsa nuk kanë munguar batutat.

?E paskeni bërë derën për Erjon Braçen. Ne jemi mësuar që lajmë makinën dy herë në ditë dhe trupin nuk e shohim 5 vite? tha Rama ndër të tjera. Qendra aktuale ka 46 mjekë sipas ministres, ndërsa në 2019 objektiv është hapja e 100 qendrave të reja shëndetësore.
Recommended