Tiranë/ Policia Rrugore: Gjatë një jave në 3050 shkelje

  • 4 years ago
Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar raportin për shkeljet e bëra gjatë javës së fundit.


Gjithsej janë bërë 3050 shkelje ku pjesën më të madhe e zënë parkimet e gabuara me 2292 shkelje.

Nga këto 3050 shkelës, 37 prej tyre kanë përfunduar të arrestuar ndërsa 157 prej tyre u është pezulluar leja e qarkullimit.

Tiranë

Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë 37 drejtues mjetesh, gjatë javës.

Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.

Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

? Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për ?Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.

? Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

? Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

? Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

? Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

? Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

? Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PoliciaRrugore#Tirane#TopChannel

Recommended