Report TV - Tiranë, shpërthim me tritol gjatë natës në një lokal tek Komuna e Parisit
  • 5 years ago
TIRANE - Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orar nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Një sasi e vogël lënde shpërthyese është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 03:00) në pjesën e jashtme të lokalit.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi. Por e vetmja lëvizje e dyshimtë që policia ka parë në atë orë, është qarkullimi i një automjeti në momentin e shpërthimit, çka dyshohet se mund të jetë makina me të cilën janë larguar autorët.
Recommended