Report TV - Tiranë, shpërthim me tritol në një lokal pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi

  • 4 years ago
Kryeqyteti është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një lokal pranë shkollës "Petro Nini", në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

Shpërthimi ka alarmuar banorët, pasi zona është një nga më të frekuentuarat, por për fat të mirë nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përveç lokalit, në të cilin ishte vendosur lënda plasëse, dëme ka pasur edhe në një dyqan lulesh, që është ngjitur me lokalin.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkruan në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended