Shpërthim me eksploziv lokalit pranë gjimnazit "Petro Nini", kamerat e sigurisë fiksojnë ngjarjen

  • 4 years ago
Kryeqyteti është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me eksploziv. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një lokal pranë shkollës "Petro Nini", në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" në pronësi të shtetasit Arben Koçollari.

Shpërthimi ka alarmuar banorët, pasi zona është një nga më të frekuentuarat, por për fat të mirë nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.Nga burimet mësohet se në lokal ishte vendosur një sasi prej 100 gram tritoli, të vendosur në pjesën përpara lokalit.

Pronari i lokalit është pa precedent penal dhe dyshohet se lënda plasëse i është vendosur për arsye konkurrence. Mësohet se para oficerëve të policisë, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjithë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, lokali "JuJo" në pronësi të Arben Koçollarit është regjistruar në vitin 2018.

Recommended