Ora News - Tiranë, shpërthim me eksploziv në makinën me targa gjermane

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një sasi eksplozivi ishte vendosur në automjetin e shtetasit Artion Bylyku. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:45 në rrugën ?Ramazan Bogdani?.

Gazetari i Ora News, Besar Bajrakaraj thotë se makina ishte me targa gjermane, ndërsa gjithçka është kuptuar nga vetë pronari i makinës.

Eksplozivi i vendosur ishte i destinuar të shpërthente në momentin që ndizet makina, por duke qenë makinë luksoze është aktivizuar në momentin që pronari ndodhej në distancë.

Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila me ndihmën e forcave të xhenios kanë bërë shpërthimin e komanduar të sasisë së eksplozivit.

"Rreth orës 07:45 në rrugën ?Ramazan Bogdani? në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale", sqaron policia.

Policia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm të Artion Bylykut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tirane-shperthim-me-eksploziv-ne-nje-makine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended