Ora News - Targa e makinës së atentatit ndaj prokurorit Ndoja iu vodh një vajze në Tiranë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Targat e vendosura në automjetin e përdorur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj janë vjedhur një javë më parë në Tiranë. Shoferja kishte bërë denoncimin në polici por efektivët nuk ranë në gjurmët e hajdutëve. Ndërkohë provat e gjetura në këtë automjet konsiderohen tepër e rëndësishme për hetimin, dhe po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Policia ka shoqëruar deri tani mbi 40 persona për ti pyetur për ngjarjen, ndërsa gjendje shëndetësore e 3 të plagosurve është më e stabilizuar.

Targat AA 342 LM të cilat u vendosën në makinën e përdorur në atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë denoncuar të vjedhura në Tiranë, rreth një javë më parë. Targat i përkasin një veture ?Nissan? në pronësi të shtetases me inicialet V.Gj. e cila është marrë në pyetje nga policia.

E reja teksa do përdorte automjetin e saj ka konstatuar mungesën e targave dhe për këtë ajo ka bërë denoncimin tek komisariati nr.1. Policia ka nisur hetimet por denoncimi i saj nuk ka mundur të çojë në gjurmët e hajdutëve. Në brendësi të automjetit të autorëve u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, dhe një shishe benzinë. Gjithashtu nga grupi hetimor është identifikuar dhe një automjet tip 'Skoda' që ka ndaluar pas atentatit dhe për këtë arsye po verifikohet nëse ka lidhje me autorët.

Provat e gjetura konsiderohen tepër e rëndësishme për hetimin, dhe po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Ndërkohë policia me urdhër të prokurorisë ka shoqëruar mbi 40 persona të cilët janë pyetur për ngjarjen, e më pas janë lënë të lirë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimet-40-persona-te-shoqeruar-atentatin-ndaj-prokurorit-ndoj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended