Tritol makinës së prokurorit, Haluçi: 4 milionë euro janë sekuestruar, kjo është pista kryesore

  • 4 years ago
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi, në një deklaratë për media flet për pas shpërthimit me tritol të makinës së prokurorit.


?Në vazhdimësi kam ngritur problemin e marrjes së masave për sigurimin e jetës dhe të aktivitetit që ushtrojnë avokatët dhe prokurorët. Sot jam këtu, në mbështetje të prokurorit Albert Kuliçi, është padyshim një nga prokurorët më të mirë?.ka thënë kreu i gjykatës.

I pyetur në lidhje me ngjarjen nëse është e lidhur me ushtrimin profesionin e prokurorit, ai shprehet se:

?Nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e profesionit të prokurorit, është një ngjarje shumë e shëmtuar prej frikacakësh dhe burracakësh që reagojnë me maska dhe tritol. Kurse, gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjigjen seance publike vetëm me vendime?.

?Personalisht nuk jam ndjerë i kërcënuar, kam marrë parasysh të kryer detyrën deri në fund dhe dua t?ju bëj me dije qytetarëve të Vlorës, se të gjithë në prokurori dhe gjykatë punojnë me devotshmëri?, shton ai.

Vetëm në muajin dhjetor janë sekuestruar më tepër se 4 milionë euro dhe mendohet se është pista kryesore ku do të bazohet hetimi ka thënë kreu i Gjykatës.

?Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Shqipërisë. Janë më shumë se 4 milionë të sekuestruara në masa provizore, sekuestro konservative. Ajo është e vetmja pistë e ushtrimit të profesionit të prokurorit?, ka thënë ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#Tritol#TopChannel

Recommended