Ambasada Amerikane zbulon se çfarë u bisedua në takimin Basha-Kim

  • 4 years ago
Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se çfarë u diskutua në takimin mes ambasadores Yuri Kim dhe kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Me anë të një postimi në Facebook Ambasada Amerikane bën të ditur se gjatë takimit me Bashës, ambasadorja Kim nxiti palët politike që të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë Kodin Zgjedhor duke iu referuar kështu tryezës së Reformës Zgjedhore ku në të janë ulur edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare.

?Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.? shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Basha#Kim#TopChannel

Recommended