Kosovë/ Qeveria e re, ja emrat e kabinetit Kurti
  • 4 years ago
Qeveria e re e Kosovës, e prezantuar nga kryeministri i ri, Albin Kurti, do të ketë 15 ministri. Vetë kryeministri do të ketë dy zëvendëskryeministra ndërsa qeveria në përbërjen e saj pritet të ketë edhe 33 zëvendës ministra.


Zëvendës kryeministra do të jenë Avdullah Hoti nga LDK dhe Haki Abazi nga VV. Në postin e ministrit të punëve të jashtme dhe diasporës, do të ulet Glauk Konjufca, i cili i liroi vendin në krye të kuvendit, Vjosa Osmanit.

Blerim Reka, nga Vetëvendosje do të jetë ministër i Integrimit Europian dhe Albulena Haxhiu, nga e njëjta parti, ministre e Drejtësisë. Ministria e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit i shkon LDK-së, me Hykmete Bajramin, ndërsa ministër i financave do të jetë Besnik Bislimi nga Vetëvendosje.

Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të jetë Agim Veliu nga LDK ndërsa ministre e ekonomisë, punës, tregtisë, industrisë do të jetë Rozeta Hajdari nga VV. Anton Çuni nga LDK do të marrë portofolin e mbrojtjes ndërsa Lumit Abdixhiku, po nga kjo parti do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe Ambjentit. Besian Mustafa nga LDK do të jetë ministër i Bujqësisë ndërsa Arben Vitia nga VV ministër i shëndetësisë.

Në krye të dikasterit të kulturës, rinisë e sportit do të jetë Vlora Dumoshi nga LDK ndërsa ministria e administrimit të pushtetit lokal, i shkon Emilia Rexhepit nga grupi 6+, ministria për komunitetet dhe kthimin Dalibor Jevtiç nga lista serbe dhe ajo e zhvillimit rajonal, Ivan Millojeviç, po nga ky subjekt.

Ndërsa prezantonte programin e tij qeverisës, Kurti tha se qeveria e tij do të jetë një qeveri e kursimit të parasë publike dhe kjo ka nisur me reduktimin e ministrave nga 21, që ishin në qeverinë e mëparshme, në 15. Ndërsa nga 80 poste zëvendësministrash Kurti tha se qeveria e tij do të kishte rreth 33.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Kurti#TopChannel
Recommended