Qeveria e re e Kosovës/ Kurti paraqet programin, opozita: Pak para, nuk realizohet
  • 4 years ago
Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës, ka prezantuar programin me të cilin synon të qeverisë vendin. Kurti tha se ajo e tij, do të jetë një qeveri e zhvillimit ekonomik e punësimit.


?Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte?, shprehet kreu i VV.

Kreu i Vetëvendosjes deklaroi se fokusi do të jetë tek drejtësia me qëllimin ti vihet fre korrupsionit në vend. Kurti premtoi një proces të përgjithshëm vetingu, tha se Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm e do të hartohet dhe një ligj për konfiskimin e pasurisë së vendosur në mënyra të jashtëligjshme. Ai ndërkohë u shpreh I gatshëm të udhëheqë dialogun me Serbinë, me konsensus të gjerë politik.

Por shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare e shprehën menjëherë kundërshtimin e tyre. sipas Bedri Hamza, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, një qeveri me një buxhet 3 miliardë eurosh në vit nuk mund të realizojë ato çfarë premton Kurti. Nga 15 ministri që do të ketë ekzekutivi i tij, Vetëvendosje dhe LDK-ja do të drejtojnë secila nga gjashtë. Tri të tjera u takojnë minoriteteve. Në fjalën e vet gjatë seancës për formimin e qeverisë, Kurti prezantoi dhe kabinetin tij, ku zëvendëskryeministër i pare është Avdullah Hoti, ministria e jashtme i takon Glauk Konjufcës që vendosi të tërhiqej nga pozicioni i kryetarit të kuvendit, dhe Ministria e Drejtësisë i është besuar Albulena Haxhiut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#AlbinKurti#TopChannel
Recommended