Ambasadori rus: Pa Rusinë, s`ka marrëveshje Kosovë-Serbi!
  • 4 years ago
Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, nëse e merr një ftesë të tillë nga Beogardi. Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja ndërmjet dy vendeve nuk arrihet, tha Harchenko për mediat në Beograd.


Ai shtoi se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve dypalëshe, por shtoi se e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë. Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk e dëshiron një zgjidhje dhe se përmes Serbisë po kërkon të ruajë ndikimin në rajon.?Interesi Moskës gjithmonë ka qenë vazhdimi, e në këtë rast rifillimi i bisedimeve?, tha ambasadori. Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në fundin e vitit 2018 kur Kosova vendosi taksën 100 për qind mbi produktet serbe dhe boshnjake.

Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e taksës, por Kosova, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, ka vazhduar ta mbajë atë në fuqi. Presidenti amerikan Donald Trump caktoi të dërguarin e tij për procesin që është ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, por ka pasur gjithmonë dhe mbështetjen e SHBA-së.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rusi#TopChannel
Recommended