Ambasadori gjerman: Dialogu Kosove-Serbi, prioritet | Lajme - News
  • 3 years ago
Ka disa ditë që ka nisur punën i ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë. Ambasadori Jorn Rohde në adresimin e tij të parë ka thënë se Kosova është në axhendën e Gjermanisë gjatë presidencës së BE-së. ?Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm?.
Ai ka vlerësuar se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë. U ka bërë thirrje qeverisë dhe parlamentit të fokusohen në luftën kundër Covid-19. ?Urgjente dhe e nevojshme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të tejkaluar pandeminë Covid-19. Shifrat aktuale në rritje janë tejet brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë?.
Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm gjatë muajit Korrik nga ky virus kanë vdekur 176 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është afër 300.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended