Ankara/ Shqiptarja Silva Doçi dhe 42 të evakuuarit nga Kina nuk kanë shfaqur probleme

  • 4 years ago
42 personat e evakuuar nga Wuhani, mbrëmjen e të shtunës, nga qeveria tuke, mes të cilëve edhe shqiptarja Silva Doci, nuk kanë treguar asnjë shenjë të ndonjë problemi mjekësor.


Ata janë vendosur tashmë në spitalin Zekai Tahir Burak, në Ankara, ku edhe do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, në dhoma të veçanta, për tu mbajtur nën mbikëqyrje përgjatë periudhës së inkubacionit të koronavirusit.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahretin Koxha, konfirmoi në një konferencë për shtyp të dielën se ekzaminimet e para të evakuuarve nga Wuhani ishin bërë dhe me shumë gjasa rezultatet do të publikohen në orët në vijim.

Në bordin e avionit turk, ndodheshin 42 persona, mes të cilëve 32 shtetas turke, gjashtë azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe studentja shqiptare Silva Doçi

Qeveritë në Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Shqipëri, nxituan të falënderonin Turqinë, për ndihmën që u dha shtetasve të tyre. Vetë Turqia thotë se në vend nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus por se autoritetet janë në gadishmëri të lartë.

Ankaraja madje ka ndihmuar edhe kinën duke nisur drejt saj një avion të mbushur me maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ankara#Coronavirus#TopChannel

Recommended