Report TV- Rama: Jo çdo palë mund të marrë gjithçka, listave e hapura kanë probleme por nuk u druhem

  • 4 years ago
Opozita në parlament ka kushtëzuar votën për reformën zgjedhore me listat e hapura. Ndërkohë që Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse është pro apo jo ndryshimit të sistemit. Edi Rama tha se nuk u druhet listave të hapura, por listoi arsyet se përse është skeptik.

"Ju zonja Hajdari dhe Murrizit u takon një reflektim, që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë por më të gjitha rregullat nismën tuaj. Duhet të reflektoni që ky është një proces, që konsensusi duhet të provojë një rezultat për Shqipërinë, ku cdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Ne jemi pala, që jo se na takon, por e kemi në vetëdije që të bëjmë më shumë koncesione më shumë se të tjerët, koncesione politike, jo për vepra publike. Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.

Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Recommended