Rama i përgjigjet Hajdarit për “Zgjedhoren”: Jo çdo palë mund të marrë gjithçka - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari i kërkoi këtë të enjte kryeministrit Edi Rama që të qartësojë nëse është pro apo kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor.Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se sistemin me lista të mbyllur e besojnë vetëm 10 për qind e partive politike, duke theksuar se ndodhet në Kuvend për të përfaqësuar shqiptarët që duan lista të hapura.?Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë.
Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj.
A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t?u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Ne duhet t?i mbështesim këta qytetarë përmes listave të hapura.
Ne i tregojmë atyre se jo vetëm duam listat e hapura, por zhvillim në vend dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE.?Në përgjigje të deklaratës së deputetes, kryeministri Rama i kujtoi se e firmosi vetë draftin për Kodin e ri Zgjedhor, ndërsa theksoi se ishte zhgënjyer nga fjala e saj se Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen pa asnjë ndryshim e pa kushte.
Sipas tij, konsensusi duhet të prodhojë një rezultat të qëndrueshëm për shqiptarët dhe vendin.?Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota.
Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo cdo palë mund të marrë gjithcka?.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended