Wake Up/ Megi Doçi, shpallet golashënuesja më e mirë në botë por nuk vlerësohet
  • 4 years ago
Në 2018, ajo do të cilësoj si " Miss 301 golëshi", si e para femër me më shumë gola në kampionatin kombëtar, që edhe meshkujt do ta kishin zili. E kemi fjalën për sulmuesen e Ekipit të Vllaznisë por edhe të Kombëtares, Megi Doçi. Sot në këtë studio ajo vjen si golashënuesja më e mirë në botë për 2019 por edhe gjatë 2018 ka qënë po e para. Shoqëria spanjolle ?Futebol Feminino Alternativo? për të katërtin vit radhazi organizoi një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Megi ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor. Ajo ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Kristina Freda, ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola. Megi ështe pjesë e Ekipit të Vllaznisë në futboll për femra që mban titullin e kampionit kombëtar, si dhe pjesë e ekipit kombëtar të femrave në futboll.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended