Surpriza dhe emocione në natën e dytë të “Top Talent 3”

  • 4 years ago
Nata e dytë e ?Top Talent 3? rezervoi shumë surpriza dhe emocione për ata që morën më shumë jeshile nga juria, por jo vetëm, pasi rezervoi edhe një spektakël me këngë, kërcime dhe performanca të cilat ndezën skenën.


Juria e Top Talent nuk e pati të lehtë të kalonte në fazën çerekfinale konkurrentët, ndaj edhe gjatë mbrëmjes ata kanë komentuar profesionalisht çdo komponent të performancave të tyre

Nga ana tjetër anëtarët e jurisë nuk kanë nguruar të mirëpresin ftesën e garuesve për të qenë pjesë e sfidave të tyre, një pjesë e të cilave ka kaluar me batuta humori

Sfidat më të forta të mbrëmjes kanë qenë ato në kategorinë e interpretimit ku zëra të rinj dhe të fuqishëm kanë dhuruar emocione, ndërsa po kaq ambicioze ka qene edhe gara në kategorinë e gazetarisë dhe prezantimit, ku u identifikuan emra të rinj që premtojnë.

Por kërcimi, nga ai klasik deri tek ritmet moderne kanë qenë padyshim adrenalina e vërtetë, duke ngritur peshë publikun dhe duke rrëmbyer katër jeshile nga Juria Batutat plot humor mes anëtarëve të jurisë Hervin Çuli dhe Olti Curri kanë duke sjellë të qeshura dhe momente qe kanë ç?tensionuar konkurrentët.

Nata e dytë e Top Talent nën prezantimin e Ori Nebiaj ishte vetëm fillimi i fazës së parë të zbulimit të talenteve, pasi edhe dy netë të tjera presim të sjellin në ekranin e Top Channel të tjera sfida, me misionin e zbulimit të më të mirëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopTalent#TopChannel

Recommended