Ora News - Rindërtimi, miratohen sheshet ku do të ndërtohen pallatet

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pasi të përfundojnë aplikimet online do të nisë edhe procesi i rindërtimit në 18 zonat e reja të zhvillimit. Në kryeqytet do të jenë 9 lagje të reja, ndërtimi i të cilave do të bëhen sipas standardeve bashkëkohore antisizmike.

Në pritje të faturës financiare përfundimtare dhe konferencës së donatorëve, qeveria ka miratuar 18 zona të reja zhvillimi për t?u ardhur në ndihmë banorëve të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi që ndërtesa e reja do t?i nënshtrohen të gjitha standardeve bashkohore.

Ahmetaj: Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi. Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.

Ministri Ahmetaj njoftoi se Enti i Banesave ka hapur garën për zgjedhje e modelit të ndërtimit të banesave.

Ahmetaj: Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi.

Qeveria i bën apel qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimin online për të kërkuar ndihmë nga shteti, proces i cila ka nisur me 29 janar dhe pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Ahmetaj: Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rindertimi-me-standarde-bashkekohore-antisizmike18-zona-te-reja-zhvillimi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended