Anija gjendet pas 1 shekulli/ U zhduk në mënyrë të mistershme në trekëndëshin e Bermudeve

  • 4 years ago
Skeleti i një anijeje të zhdukur në mënyrë misterioze në trekëndëshin e Bermudeve 100 vjet më parë është gjetur nga një grup eksporatorësh nën ujore.


Askush nuk e dinte se çfarë ndodhi me avulloren amerikane SS Cotopaxi e cila u zhduk ndërsa lundronte nga Karolina e Jugut drejt Kubës në vitin 1925. Anija nuk arriti kurrë në destinacion dhe nuk u mësua asnjëherë se çfarë ndodhi me 32 personat në bord. Zhdukja e SS Cotopaxi u shndërruar në njërën prej historive më të famshme të lodhura me legjendën që rrethon trekëndëshin në fjalë. Një sërë anijesh e avionësh kanë humbur në rrethana të çuditshme kur i janë afruar këtij rajoni famëkeq. Tani, ekspertët thonë se kanë gjetur skeleton e Cotopaxi-it 35 milje detare larg brigjeve të St. Augustine, në Florida.

Ata shpjegojnë se Cotopaxi ishte në një udhëtim rutinë; ajo ishte e përfshirë në tregtinë e qymyrgurit dhe po bënte udhëtimin e radhës nëntorin e viti 1925. Por gjatë rrugës diçka ndodhi, sepse ajo dërgoi përpara zhdukjes një mesazh për ndihmë?, thonë ata. Asokohe nuk u gjet asgjë, as anija, as ndonjë jelekë shpëtimit në det, as udhëtarë. Tani do të bëhen kërkime të thelluara mbi mbetjet e saj me shpresën që të arrihet të zbardhet e vërteta e fundosjes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Anija#Bermuda#TopChannel

Recommended