Wake Up/ "I duam ilaçet si gjithë Evropa". Shqipëria pjesë e konventës "Farmakope" të BE

  • 4 years ago
Që prej muajit shtator 2019 Shqipëria u bë pjesë e vendeve që aderojnë në konventën evropiane të Farmakope-së, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që përcakton standarde cilësie dhe sigurie të barnave, duke na afruar gjithnjë e më shumë me tregun e përbashkët Evropian. Ratifikimi nga Parlamenti i dha fund një neglizhence institucionale 24-vjeçare, që e kishte mbajtur Shqipërinë si të vetmin vend në hapësirën evropiane jashtë konventës. Ministria e Shëndetësisë finalizoi me sukses procesin ligjor dhe falë tij në shtator 2019, Shqipëria u bë vendi i 39 që aderon në Konventën për Përpunimin e Farmakope-së Evropiane. Prej këtij shkurti, hyjnë në fuqi edhe në Shqipëri rregullat e kësaj konvente, për të pasur një standard medikamentesh si kudo në Europë.
Përveç nesh si konsumatorë, sot më i lumtur ndjehet edhe Admir Malaj, farmacist me profesion, i cili nisi katër vite më parë një aktivizim të mirëfilltë advokues për këtë çështje.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended