Report TV - 'Shqipëria si Evropa', 27 vjet proces integrues, ëndrra që nisi në '91

  • 6 years ago
Përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, datojnë që në thirrjet e para ?E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa?. Për herë të parë në vitin 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri?Komuniteti Ekonomik Europian dhe një vit më pas u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik e tregtar.

Vetëm në vitin 1999 BE hodhi sytë nga Ballkani, kur propozoi Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Në 31 janar 2003 Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, një nga njerëzit më përkrahës të Shqipërisë, hapi zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila u nënshkrua tre vjet më vonë, në vitin 2006 në Luksemburg.

Vetëm një muaj më vonë, (27.07.2006) kjo marrëveshje u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë, marrëveshje e cila hyri në fuqi tre vjet më vonë, në 1 prill 2009. 27 ditë më pas, Shqipëria dorëzoi kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Recommended