Wake Up/ Mashtrimi i faqeve online me ilaçet. Denoncimi i Dr.Evin Dani: Si u abuzua me emrin tim

  • 4 years ago
Shitja e ?do lloj produkti online duhet të jetë e kontrolluar jo vetëm për aspektin e cilësisë, ?mimit por edhe për faktin se mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për medikamente të ndryshme ne duhet të jemi më të kujdesshëm kur vendosim që t'i blejmë ato online në site të papërshtatshme. Herë pas herë profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë këtu edhe mjekë kanë evidentuar website të ndryshme "mashtruese" të cilët përdorin emrat e tyre për të pasur klikime dhe për të shitur produktet. Një rast i tillë ka ndodhur pak kohë më parë edhe me mjekun e njohur androlog Evin Dani. Ai është njoftuar nga pacientë dhe miq të tij lidhur me një faqe e cila jep këshilla dhe shet medikamente të ndryshme duke përdorur emrin e tij. Doktor Dani nuk ka arritur që ta evidentojë se kush e zotëron këtë faqe e cila mashtron qytetarë të ndryshëm duke i bërë ata të besojnë se po marrin rekomandime nga një specialist. Mjeku ka kontaktuar edhe me ekspertë të krimit kibernetik dhe ka vendosur që të hapë një ?ështje gjyqësore në momentin që do të mësojë se cilët janë këta persona që abuzojnë. Ne diskutuam sot me doktorin në studio për rastin e tij konkret por edhe për fenomenin i cili po zgjerohet gjithmonë e më tepër, një fenomen që na rrezikon realisht shëndetin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended