Ora News - Pamje nga shtëpija e Prengës, Flasin familjarët: Duam të gjendet trupi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Më 17 janar, Jani kishte dalë në punë si çdo ditë tjetër por në mesditë në rrugën ?Londër? në Kamëz u rrëmbye dhe u fut në një makinë . Prej asaj dite dhe deri sot familja nuk pati më asnjë njoftim për 49 vjeçarin i cili u zhduk pa lënë gjurmë.

Mbrëmë kishin mësuar nga policia se njeriu I tyre ishte rrahur dhe kishte gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin ku do mbahej peng.

Mark Sula, kunati i tij kërkon që të gjendet sa më parë trupi.

?Na thanë mbrëmë nga policia që ka vdekur po s?kemi kufomën, ta gjejë policia? thotë ai.

Katër vëllezërit e Prengës jetojnë në Angli dhe kunati I tij thotë se nuk dinin që 49 vjeçari të kishte konflikt me njeri.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se kërkimet për trupin janë shtrirë në Shijak, dhe zonat përreth.


Pengmarrja tek Resorti

Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur "si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe."

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip ?Range Rover? me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pengmarrja-ne-kamez-flasin-familjaret-e-prenges-duam-te-gjendet-trupi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended