Dalin te tjera pamje nga vrasja e Jan Prenges

  • 4 years ago
Ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet nga dy persona në një furgon të bardhë që ndodhet i parkuar në garazhin e kompleksit ?Golden?.

Fotot e shkëputura nga pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autorët kanë mbështjellë me qese trupin e viktimës dhe më pas e kanë transportuar jashtë kompleksit, për ta varrosur në një vend i cili nuk është zbuluar ende nga policia. Hetuesit kanë dyshime se trupi i 49-vjeçarit mund të jetë asgjësuar dhe autorët kanë zhdukur të gjitha provat.

Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e 5 të arrestuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës që kërkonin lirinë, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Bajram dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim Altin Hajri, që është edhe pronari i kompleksit ?Golden? u që sekuestrua më 3 Shkurt nga Operacioni Forca e Ligjit. Të arrestuarit akuzohen për ?rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, ?përkrahje e autorit të krimit? dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Tv Klan

Recommended