Marrëveshjet me Serbinë/ PSD kundër: Përpara të vijë njohja

  • 4 years ago
Partia Socialdemokrate në Kosovë i konsideron të dëmshme marrëveshjet me Serbinë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore me argumentin se ato cenojnë sipas saj, sovranitetin e vendit.


?Tani flitet për linjën hekurudhore. Sërish procesi është i mbyllur, dhe qytetarët e Kosovës po vendosen para aktit të kryer? thuhet në deklaratën, ku nënvizohet më tek se marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd kishte për bazë rezolutën 1244.

?Marrëveshja e re u paralajmërua nga deklarata për shtyp e vizitës së ambasadorit amerikan Grenell në Beograd. Kjo deklaratë zbuloi edhe diçka: se krerët në pushtet e të opozitës kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjet e arritura pavarësisht përmbajtjes së tyre dhe pa i verifikuar mirë.

I pyetur nga ?Koha Ditore? ambasadori Grenell ka thënë se: ?për marrëveshjen në fjalë e ka pëlqimin edhe nga qeveria në detyrë, por edhe nga partitë politike që po negociojnë për koalicionin qeverisës??, thuhet në reagimin e PSD. Sipas kësaj të fundit, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme sepse secila prej tyre në fushën konkrete e cila nuk paraprihet nga marrëveshja politike e njohjes reciproke cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

?Negociatat midis VV dhe LDK nuk duket se e kanë pasur subjekt diskutimi këtë çështje. Mosmarrëveshja e tyre nuk është dialogu me Serbinë, por as programi e cilësia e qeverisjes. Siç duket diskutimet e tyre lidhen vetëm për hisen e pushtetit?, është komenti i PSD-së.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RichardGrenell#PSD#TopChannel

Recommended