“Turp të të vijë”/ Protesta në Sarajevë kundër çmimit Nobel

  • 4 years ago
?Turp të të vijë? : në ditën kur mbahet ceremonia e dorëzimit të Nobelit të Letërsisë, shoqatat e myslimanëve të Bosnjës i dërguan akademisë suedeze një mesazh të qartë me një pankartë gjigante të vendosur në zemër të Sarajevës.

Përmes saj, ato denoncuan vendimin që çmimi prestigjoz ti` jepej shkrimtarit austriak, të shumëpërfolur për qëndrimin pro-serb dhe mbështetjen e Sllobodan Milloshevicit. Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e njoftuar në tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë. Autori 77-vjeçar do ta marrë çmimin nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf në një ceremoni zyrtare me laureatët e tjerë të këtij viti, një event që do të pasohet nga një banket gala, ku do të marrin pjesë më shumë se 1200 të ftuar special, por që duket se do të pritet me protesta.

Disa shtete kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në ceremoni. Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli, falenderoi homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë, duke shkruar në Twitter se Handke nuk përkrahu viktimat, por Milloshevicin. Para Maqedonisë Veriore, edhe Shqipëria, Turqia, Bosnje Hercegovina e Kroacia njoftuan se nuk do t?i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në event, duke shprehur kështu indinjatën e tyre për dhënien e Nobelit një njeriu që përkrahu politikat e ?Kasapit të Ballkanit? gjatë viteve 90-të. Vete shkrimtari nuk pranoi t?u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Milloshevicin, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Stokholm të në 6 dhjetor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nikolla Dimitrov#Nobel#TopChannel

Recommended