Ora News - Detajet: Si u mor peng dy vite më parë Noel Dishi për ti bërë presion Vilson Tafçiut

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Noel Dishën, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në kryeqytet. Hetimet kanë zbuluar se autori ishte marrë peng dy vite më parë për të kërcënuar Tafçiun. Dishi para hetuesve ka deklaruar se ditën e ngjarjes, viktima e kishte ofenduar dhe kërcënuar duke i thënë do ta bëj me keq se ç?ta kanë bërë.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Noel Dishën, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në kryeqytet më 20 janar.

Gjatë seancës që zgjati rreth 60 minuta, gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e prokurores Anisa Qivini duke vendosur burg pa afat për vrasësin, që ka qëndruar i heshtur duke mos folur. Gjatë seancës me dyer të mbyllura nën argumentin se ka sekret hetimor, janë zbuluar detajet të reja për sa i përket konflikteve të viktimës dhe autorit.

Hetimet kanë zbuluar se Noel Dishi që njihet dhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë.

Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilson Tafçiun, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Madje ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/detajet-si-u-mor-peng-dy-vite-me-pare-noel-dishi-ti-bere-presion-vilson-tafciut

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended