“Anti-shpifja” në “Venecia”/ Basha: Projektligjet e kësaj pakete cënojnë të drejtën e fjalës

  • 4 years ago
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të dërguar në Komisionin e Venecias paketën ?Anti-Shpifje?.

Në ?Facebook?, Basha thekson se ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit, duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Reagimi i Bashës në facebook

Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur ?anti-shpifje? në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian.

Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t?ua mbyllur gojën mediave. #MOSnaPREKfjalën

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MOSnaPREKfjalen#LulzimBasha#TopChannel

Recommended