Ora News - Berisha: Rama xhelat i fjalës së lirë, armiku më i egër i njeriut

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend ka qenë në qendër të fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Akademinë Politike të FRPD!

Berisha tha se Rama është xhelat i fjalës së lirë. Sipas tij, ashtu si babai i tij dha urdhër për varjen e poetit Hafzi Nela, Rama po var me litar fjalën e lirë.

Sali Berisha: Po të më pyesni mua cili është armiku më i egër i njeriut, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Hafzi Nela. Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti për ta përmbysur sa më parë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/berisha-rama-xhelat-i-fjales-se-lire-armiku-me-i-eger-i-njeriut

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended