Ora News - Elbasan, i moshuari kapet me 16 klandestinë, i merrte deri në 1 mijë euro

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 72 vjecar është arrestuar nga Policia e Elbasanit duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm. Taksisti i moshuar do ti dërgonte në kufi kundrejt 450 deri në 1000 euro për person.

Klandestinët vijojnë të çajnë gardhin e Policisë dhe Frontex në Kufi me Greqinë në rrugën përmes Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

16 emigrantë të paligjshëm u kapën nga Policia e Elbasanit në aksin Gramsh-Cërik.

Ata udhëtonin në një mjet që drejtohej nga një 72 vjeçar i cili ra në pranga.

I moshuari nga Tirana sipas policisë i kishte marrë klandestinët në Korçë dhe kundrejt pagesës do ti ndihmonte të kalonin përmes Shqipërisë.

Për transportin, sipas policisë, 72 vjecari merrte 450 deri në 1000 euro për person.

Prej mbylljes së të ashtuquajturës rruga ballkanike përmes Maqedonisë, klandestinët gjithmonë e më shumë kanë përdorur Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/elbasan-i-moshuari-kapet-me-16-klandestine-i-merrte-deri-ne-1-mije-euro

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended