Ora News - "Bërtitën lekët dhe drejtuan pistoletën", Afërdia Laze rrëfen tmerrin në banesën e saj
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

"Ata bërtitën lekët lekët dhe drejtuan pistoletën". Kështu ka rrëfyer Afërdita Laze, e cila bashkë me burrin e saj mbetën të plagosur nga dy persona të cilët iu futën në banesë për ti grabitur.

Në dëshminë e saj, 59-vjeçarja thotë se bashkë me bashkëshortin ishin në dhomë kur dëgjuan një zhurmë dhe vajzën që bërtiti: "kush është aty?".

"Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm "lekët, lekët" dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrjë jashtë nga shtëpia dhe ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua më qëlluan dhe ikën me vrap", ka rrëfyer Afërdita e cila ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze në Tiranë dyshohet se u plagosën dhe grabitën nga persona të afërm.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se për këtë arsye janë duke u verifikuar të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë në këtë banesë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 janar), ndërsa policia po vijon verifikimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ata-bertiten-leket-dhe-drejtuan-pistoleten-aferdia-laze-rrefen-tmerrin-ne-banesen-e-saj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended